'Rezoluta e PS-së dënonte Kosovën dhe mbronte Vuçiçin'/ Paloka: Kërkojmë hetim ndërkombëtar

19:55, 11/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deputeti i PD-së Edi Paloka ka folur për arritjen e dakordësisë me socialistët për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj Kosovës me anë të një rezolute të Parlamenit të Shqipërisë në mbështetje të Kosovës.

Paloka theksoi se PS ka këmbëngulur në rezolutën e propozuar prej saj në të cilën nuk dënohej presidenti Aleksandër Vuçiç dhe shteti i Serbisë, por sipas tij një gjë e tillë nuk do të merrte votat e demokratëve në kuvend.

‘Sot PS u tërhoqë nga rezoluta e saj dhe është rënë dakord që rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë të ketë si bosht ku dënohet Serbia si shtet, duke mos pasur atë larjen dhe lyerjen që i bënte rezoluta e PS që i binte anash, por dënohet Serbia si shtet dhe kërkohet hetim ndërkombëtar, jo si e kërkonte rezoluta e PS që hetimi të kryhej nga Serbia’, u shpreh Paloka.

Më tej deputeti i PD-së uroi që të mos ketë surpriza nesër në Parlament pasi me Ramën çdo gjë është e mundur duke iu referuar qëndrimeve dhe deklaratave të tij publike në lidhje me Kosovën, ku më skandalozja ishte në lidhje me veriun e Kosovës dhe propozimi i tij ishte që ta merrte nën kontroll KFOR duke anashkaluar institucionet kosovare.

Paloka: Ne kishim caktuar zotin Tomorr Alizoti si përfaqësues i joni në këtë tentativë për marrëveshje dhe nga ana tjetër ishte Mimi Kodheli, dhe siç e dini deri sot PS këmbëngulte në rezolutën e saj që në fakt ishte, ne nuk do ta votonim, nuk e shpallëm publikisht sepse një rezolutë e tillë i konvenonte vetëm Vuçiç dhe Serbisë. Një rezolutë ku nuk dënohej Serbia do ishte shërbimi më i mirë që mund ti bënim ne duke e votuar. Siç ka bërë deri më sot Vuçiç duke nxjerrë Ramën përballë opinionit ndërkombëar për tu thënë që unë me shqiptarët nuk kam problem por Kosova dhe drejtuesit kosavorë janë problemi dhe kjo rezolutë do të mund të përdorej në të njëjtën mënyrë dhe Vuçiç mund ta merrte dhe të thoshte urdhëro, vërtetë është shtet tjetër Kosova por një rezolutë që nuk ndëshkonte Serbinë ky do të merrej si një qëndrim që do të shkonte në favor të Vuçiç.

Sot PS u tërhoqë nga rezoluta e saj dhe është rënë dakord që rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë të ketë si bosht ku dënohet Serbia si shtet, duke mos pasur atë larjen dhe lyerjen që i bënte rezoluta e PS që i binte anash, por dënohet Serbia si shtet dhe kërkohet hetim ndërkombëtar, jo si e kërkonte rezoluta e PS që hetimi të kryhej nga Serbia.

Uroj që deri nesër të mos ketë surpriza. Me Ramën çdo gjë mund të ndodhë. Janë tërhequr deputetët socialistë dhe të jem i sinqertë që janë aq të guximshëm ta bëjnë pa marrë një ‘ok’ nga Rama, por ka një fakt që edhe sot edhe kësaj dite në të gjitha daljet e tij publike sidomos për mediat ndërkombëtare por edhe në konferencë shtypi që ka dhënë këtu, ka këmbëngulur që nuk heq dorë nga qëndrimet e tij dhe këto dihen. Më e fundit dhe më skandalozja ishte që veriun e Kosovës ta merrte në dorë KFOR pra autoriteti i qeverisë së Kosovës të ishte nul në atë zonë dhe ai e ka deklaruar edhe së fundmi që nuk ndyshon mendim dhe qëndrim. Kemi një lloj paradoksi, unë e kam me dyshim përderisa është Rama në mes dhe ata deputetë mjafton që ti japë urdhër ai dhe ata mund ta denigronin veten deri në këtë mënyrë./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco