VIDEO/ Këlliçi: Faraudin Arapi gënjeu në Kuvend për inceneratorët, u soll si avokat i Ramës e Veliajt

19:16, 11/10/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë bisedës në studion e ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar edhe fakte se si, administratori shtetëror, Faraudin Arapi ka gënjyer nën betim në Komisionin Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë.

‘Faraudin Arapi si administrator i shtetit, duhej të na vinte në dispozicion të gjitha kërkesat që ne i drejtuam, dokumentet që kërkuam, materialet dhe ndërkohë erdhi aty duke thënë shumicën e kohës që nuk kishte informacion, nuk ishte i qartë, duke dhënë përgjigje boshe. Këto përgjigje boshe zotëria edhe në takimin që ka patur dhe është vetëofruar sipas këtij emaili, që të pengojë dhe të japë të përgjigje të pjesshme komisionit hetimor në Kuvend’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

Sipas Këlliçit, Arapi është sjellë në Kuvend si avokat i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

‘Mirë që nuk ka marrë edhe zyrtarisht titullin e avokatit të interesave të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit, Erion Veliajt dhe Edi Ramës aty. Ajo shfaqje e shëmtuar që ka ndodhur aty në komisionin hetimor ka qenë e stisur dhe kuptohet tani mes këtij emaili.

Qytetarët besoj se janë të qartë që Faraudin Arapi, të shkelë ligjin, të betohet para komisionit hetimor të Kuvendit dhe të gënjejë nën betim, nuk e bën për hatër të Klodian Zotos. Sigurisht që ka pasur një urdhër, porosi nga lart dhe duke qenë se ka dhënë garanci dhe kjo është detyrë e SPAK ta zbulojë, ka marrë atë pozicion dhe rol në këtë pazëll të madh ku çdo ditë plotësohen pjesë dhe kuptohet se ka një dorë të madhe që i lëviz të gjitha këto fije.

Padiskutim ajo dorë e fshehur shkon tek Erion Veliaj dhe Edi Rama, është e pamundur të jetë ndryshe’, tha Belind Këlliçi gjatë bisedës në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco