Shehaj: SPAK nuk ka hetuar si duhet dosjen e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Grupi i ekspertëve duhet të fokusohet në...

18:49, 11/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar aferën e inceneratorëve ishte ekspertja e ekonomisë , Brisilda Shehaj.

Shehaj është shprehur se ka tre sugjerime për grupin e ekspertëve që duan të hetojnë dhe të zbardhin aferën e inceneratorëve.

"Do të kisha një sugjerim për grupin e ekspertëve që janë mbledhur për të hetuar aferën e inceneratorëve. Farudin Arapi ka bërë një veprim në Fier, të gjithë bashkitë e Fierit kishin një kontratë për depozitimin mbetjeve me zero kosto. Në momentin që Balluku nuk firmosi më situacione, sepse ka një konflikt të madh pasi do të duhej të vendosin një gjobë të majme për 500 ditë që llogaritej 2 mijë euro në ditë gjoba. Në këtë moment Arapi merr një vendim që të gjitha bashkitë e qarkut të Fierit do të duhej të paguanin 16 euro për ton depozitim dhe ky është një sygjerim i imi për ekspertë që ta ndjekin penalisht.

Për Elbasanin dhe Fierin kanë dalë vendimit e gjykatës dhe janë veprime shumë skandaloze. Alqi Bllako doli i pafajshëm ndërsa vartësit e ti ju dënuan për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Duhet që GJKKO të na shpjegojë se me kë bashkëpunuan këto vartës. Edhe shpërdorimi i detyrës për Kokën në Elbasan ka rënë, ku u dënua për korrupsion, ndërsa Bllako, Gugallja dhe Zoto janë dënuar për korrupsion aktiv në bashkëpunim ndërsa Koka nuk e kishte këtë akuzë.

Karedituar kompania vazhdimisht TVSH në sistemin tatimor, ligjin e TVSH që e kam ndryshuar me dorën time është se nëse ti nuk ke një leje ndërtimi, ti nuk ndërton dot dhe nuk krediton dot. Ata e kanë kredituar duke u justifikuar me një leje të firmosur nga një zyrtar i Bashksië së Tiranës sepse ata kanë firmosur një leje paraprake derisa të dalë leja nga qeveria dhe ndërkohë për vonesat që kanë në ndërtim ankohen se nuk kanë leje të zbardhura dhe SPAK nuk ka hetuar asgjë nga këto.

Njësia e zbatimit të projektit që është e sanksionuar në koncesione dhe mbron interesat e shtetit. Kjo kontrollon detyrimet që ke në kontratë, në Elbasan dhe në Fier këto NJZP nuk janë hetuar fare dhe kjo është më skandalozja dhe abuzimet që janë bërë është për shkak se këto NJZP nuk kanë bërë detyrën e tyre."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco