Meri Lika: Një administrator shteti nuk mund të mbrojë interesat e vendit me biznese të targetuara për korrupsion!

Meri Lika: Një administrator shteti nuk mund të mbrojë interesat e vendit me biznese të targetuara për korrupsion!

18:42, 11/10/2023
A+ Aa A-

Për të provuar përfshirjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt në skandalin e inceneratorit të Tiranës, ditën e sotme Belind Këlliçi tregoi një komunikim mes Farudin Arapit, i caktuar si Administrator Shtetëror i kompanisë së inceneratorëve, pikërisht me punonjësit e kësaj kompanie.

“Nga ky komunikim faktohet se Farudin Arapi ka vizituar zyrat e Zoto Consulting për të arritur një akord të përbashkët për strategjinë që do ndiqej në përballjen me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, të kërkuar dhe të ngritur nga opozita.

Meri Lika, audituese dhe eksperte ekonomie, ishte e ftuar në ‘Task Force’ në Syri Televion ku u shpreh se një administatori i një shteti nuk mund të ulet kurrsesi me punonjës të bizneseve të targuar për korrupsion, e sigurisht që në krye të saj qëndron një dorë e hekurt, e ata ndihen të sigurt për të bërë hapa të tillë.

Deklarata e saj:

Meri Lika:  'Ky është i kontraktuar që ta kontrollojë e monitorojë, por jo të bashkëpunojë. Unë në këtë moment jam duke audituar një shoqëri që ka një pjesë të sekuestruar dhe administratori më ka kërkuar raportin e auditimit, dmth kemi telefonuar dhe shkembyer ide se çfarë ka parë ai e çfarë kam parë unë.

 Kam pasur një komunikim shumë të mirë me të, e ky komunikimi këtu po më habit më thënë të drejtën.

 Pra një administrator i shtetit kur t’i shkon për të mbrojtur interesat e shtetit në një vend, ku dihet se është bërë korrupsion ti shkon e ulesh me punonjësit e atyre bizneseve që janë të targuar për korrupsion.

Jo vetëm aq por fjalia në fund ishte t’i japim një informacion gjysmak. Që koka nuk është Faradin Arapi, as Arben Ahmeti as Klodian  Zoto e dimë, ata mund të jenë në krahun e biznesit , por që është tjetër kush ‘koka’ kjo gjë as nuk diskutohet.

 Nuk mund të jenë të kodinuara aq mirë këto gjëra. Nuk mund t’i japësh urdhër një punonjësi. Që të arrijnë të gjithë e të kordinohen kështu, kjo është një dorë e ata ndihen të sigurt që mund ta bëjnë diçka të tillë’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco