‘I gjithë shteti i përfshirë’/ Fundo: SPAK të hetojë deputetë dhe ministra të PS të lidhur me inceneratorët

18:40, 11/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Elvi Fundo ka zbuluar të tjera të dhëna në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku sipas tij është i përfishirë i gjithë shteti shqiptar.

Sipas Fundos, një prej njerëzve më kryesorë të pronarëve të kompanisë së inceneratorëve është Denisa Tollkuçi, e cila ka përgatitur të gjitha letrat, pasi ka lënë gjurmë në rreth 100 faqe komunikime.

Gjithashtu gazetari i ka bërë thirrje SPAK të mos vonojë arrestimin e Faraudin Arapit, por ndërkohë të hapë hetim edhe për deputetët e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, pasi individë të caktuar në atë komision kanë pasur kontakte dhe lidhje të drejtëpërdrejta me njerëzit e inceneraotrëve.

Fundo: Unë kam dorëzuar në SPAK 189 faqe dokumenta ku në gati 100 faqe komunikime dhe dokumenta të përgatitura me Holandën kryesisht komunikime me Marc Lapat administratori i kompanisë Geogenix në Holandë, e cila është mëma e kompanisë Integreted energji në Shqipëri komunikimet i ka me Denisën. Denisa Tollkuçi është një nga instrumentat kryesore të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Është njeriu që merret me gjithçka. Del në e-amil del në komunikime me Holandën, del në emërimin e Jusepe Cafalione italianit që bëhet administrator, del te lëvizja e aksionerëve, del në komunikime me Zoton, del në komunikimet me Mërtirin, del në komunikime me zyrtarët e qeverisë shqiptare, pra është një nga njerëzit shumë të rëndësishëm të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit te afera e inceneratorëve. Është njeriu i letrave të tyre. Letrat e tyre falsifikime mashtrime çfarë kanë bërë për shtetin shqiptar përgatitje dosjesh dhe domunetat që ka bërë Denisa.

Na del dhe në Bullgari zonja, pasi sot në Bullgari kompania e Mirel Mërtirit njeriut që është truri i inceneratorëve vazhdon të marrë para nga inceneratori i Zimbabve, sepse kompania Geogenix e vazhdon tregëtinë e saj dhe historinë e inceneratorëve. Tashmë dhe SPAK e pranoi se aksionerët italianë ishin aksionerë të fjetur dhe pronarë të vërtetë ishin Mirel Mërtiri dhe kupola e shtetit shqiptar.

Dalja nga SPAK se kemi aksioner të fjetur në regjistrin e aksionerëve në Holandë na konfirmon vullnetin politik të qeverisë shqiptare që ka qënë e përfshirë në projektin e inceneratorëve, është projekti i PS-së projekt i rilindjes i partisë në pushtet.

Jemi përballë faktit që na del Faraudin Arapi, del kryetari i Bashkisë së Fierit, del ai i Elbasanit, del kryetari i Bashkisë së Tiranës, del Engjëll Agaçi, del Elisa Spiropali, këtu na del i gjithë shteti i përfshirë me inceneratorët, del Arben Ahmetaj, del kryeministri vijnë para një komisioni parlamentar flasin dhe gënjejnë shqiptarët dhe SPAK nuk duhet të vonojë arrestimin e Faraudin Arapin.

Për mua SPAK duhet të hapë hetime për deputetë e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët pasi individë të caktuar në atë komision kanë pasur kontakte dhe lidhje të drejtëpërdrejta me njerëzit e inceneraotrëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco