VIDEO/ Këlliçi: Punonjësit e Klodian Zotos e pranojnë që në vitin 2022 se në Tiranë nuk ka incenerator

18:28, 11/10/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar më shumë detaje në lidhje me emailin mes punonjësve të Klodian Zotos, pas vizitës së administratorit shtetëror, Faraudin Arapi.

Këlliçi tregon se janë vetë punonjësit e Zotos të cilët pranojnë që në vitin 2022 se në Tiranë nuk ka incenerator, por vetëm një landfilli, ai i Sharrës.

‘Ka një detaj shumë interesant në atë tekst që për mua është detaji më pikant, ata vetë thonë në email, që i referohen inceneratorit të Tiranës si landfilli i Sharrës dhe jo incenerator. Thonë, inceneratorit i Elbasanit, i Fierit, dhe landfillin e Sharrës.

Pra vetë në 2022 këta pranojnë se nuk ka incenerator, se ne fakt nuk ka incenerator, dhe e shkruan ai e zezë mbi të bardhë, punonjësi i kompanisë së Klodian Zotos. Ata e dinë më mirë se ne situatën reale.

Arsyeja pse unë sot i jam drejtuar sot zyrtarisht kreut të SPAK, Altin Dumani, është sepse jam i bindur se administratori shtetëror këto informacione nuk ja ka paraqitur. Unë dua të besoj që SPAK nuk i ka këto informacione dhe nuk është në dijeni të këtyre komunikimeve që kanë ndodhur.

Për këtë arsye dhe meqë më ka rënë në dorë ky dokument dhe gjykoj se është autentik dhe kam publikuar edhe kodet e email dhe i takon SPAK ta provojë apo jo autenticitetin e tij’, - tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco