Qëndrimi i unifikuar i deputetëve të PD, zmbrapsi PS nga qëndrimi i butë ndaj Serbisë

Qëndrimi i unifikuar i deputetëve të PD, zmbrapsi PS nga qëndrimi i butë ndaj Serbisë

17:59, 11/10/2023
A+ Aa A-

Partia Socialiste ka heq dorë nga rezoluta e saj për Serbinë, ku parashikonte një qëndrim të butë ndaj Beogradit dhe ka pranuar rezolutën e dalë nga mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të deputetëve të Partisë Demokratike. Rezoluta e deputetëve të opozitës ishte shumë e përafërt me atë të Parlamentit të Kosovës.

Pranimi nga mazhoranca i rezolutës së dalë nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së është edhe një rezultat i qëndrimit në front të përbashkët të deputetëve të opozitës.

Bashkimi i 43 deputetëve të PD dhe unifikimi i qëndrimeve duket se po jep rezultatet e para pozitive dhe indirekt edhe mazhoranca ka pranuar de facto opozitën e vërtetë të cilës i ka grabitur simbolet për t'ia lënë pengut të tij, Lulzim Bashës.

Burime nga grupi i deputetëve të PD bëjnë me dije se, "me Rezolutën e përbashkët Opozita realizoi cdo qellim që kishte, sepse në thelb u miratua rezoluta e Kuvendit të Kosovës e cila ishte propozimi opozitar. Sigurisht, rezoluta e Kosovës nuk mund të miratohej tekstualisht sepse jemi dy vende të ndryshme. 
Opozita ngulmoi që shpallja e grupeve terroriste në veri të Kosovës të jetë një kërkesë unanime e e institucioneve të Shqipërisë, jo vetëm qeverisë dhe Presidentit, çka përfshin edhe opozitën
Një pikë e rëndësishme është edhe kërkesa për bashkepunim të qeverisë së Kosovës me SHBA dhe BE
Opozita materializoi shqetësimet e saj kryesore në rezolutën e përbashkët dhe është e legjitimuar në qëndrimet e saj për cështjen e Kosovës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco