Miku i Edi Ramës, arkitekti Stefano Boeri nën hetim nga prokuroria e Milanos për manipulim tenderi

Miku i Edi Ramës, arkitekti Stefano Boeri nën hetim nga prokuroria e Milanos për manipulim tenderi

17:50, 11/10/2023
A+ Aa A-

Arkitekti milanez, Stefano Boeri i njohur edhe si një mik i afër i Edi Ramës dhe thuajse fitues i të gjitha projekteve në Tiranë, është vënë nën hetim nga prokuroria e Milanos, Itali.

Boeri, arkitekti dhe drejtori i Trienales, është një ndër persona të cilët janë nën hetim nga Prokuroria e Milanos në lidhje me manipulimin e ofertës në lidhje me projektin e Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës BEIC, e planifikuar të ndërtohet në zonën e Porta Vittoria.

Përveç Boerit, në regjistrin e të dyshuarve ishte edhe arkitekti Angelo Raffaele Lunati i studios Onsitestudio, i cili kishte fituar procedurën e përzgjedhjes për projektin Beic, ndërsa Boeri ishte pjesë e komisionit gjykues. Nën hetim përfshijnë gjithashtu arkitektët Cino Zuçhi dhe Giancarlo Floridi.

Image

Stefano Boeri nën hetim

Guardia di Finanza ka kryer kontrolle dhe ka sekuestruar materiale të ndryshme, nën drejtimin e prokurorëve Paolo Filippini dhe Mauro Clerici, dhe nën mbikëqyrjen e zv/prokurores Tiziana Siciliano. Institucioni përgjegjës për projektin e bibliotekës është administrata komunale e Milanos, por asnjë zyrtar nga ‘Palazzo Marino’ nuk është në mesin e atyre që janë nën hetim.

Akuzat kanë të bëjnë me manipulimin e ankandit dhe deklarime të rreme. Prokuroria dyshon se personat e hetuar kanë fshehur konflikte e interesit që mund të kenë ndikuar në dhënien e kontratës.

Shpallja e fituesit ngjalli dyshime te studiot e tjera në garë për projektin e madh të bibliotekës dhe ngritën dyshime për caktimin e fituesit dhe dyshimet për lidhje të padeklaruara mes personave që ishin në juri dhe konkurrentëve. Dy nga fituesit, Angelo Raffaele Lunati dhe Giancarlo Floridi, punojnë në Departamentin e Arkitekturës dhe Studimeve Urbane të Politeknikut së bashku me Boerin dhe një tjetër nga komisionerët, Cino Zuçhi.

Përsa i përket inxhinierisë, studioja Sce, e cila kishte bashkëpunuar me studion Boeri, ishte pjesë e ekipit fitues. Zuçhi, Floridi, Lunati dhe Baukuh kishin nënshkruar tashmë së bashku projektin ‘Sette beautiful broli’ për rizhvillimin e ish-kantiereve hekurudhore milaneze.

Sipas prokurorisë, dy arkitektët me famë ndërkombëtare, Boeri dhe Zuçhi, favorizuan të preferuarit e tyre që ishin pjesë e Departamentit të Arkitekturës dhe Studimeve Urbane.

Image

Projekti BEIC

BEIC, ose Biblioteka Evropiane e Informacionit dhe Kulturës, është planifikuar që të ndërtohet në vitin 2026 dhe financohet me 101 milionë fonde të bashkimit Europian. Projekti fitues u zgjodh pas një konkursi ndërkombëtar dhe u prezantua një vit më parë në Palazzo Marino në prani të kryebashkiakut Beppe Sala dhe presidentit të Fondacionit Beic, Francesco Paolo Tronca.

Ndërtesa do të ngrihet në një sipërfaqe të pashfrytëzuar prej përafërsisht 13,000 metra katrorë midis rrugëve ‘Molise’ dhe ‘Cervignano’, me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 30,000 metra katrorë. Biblioteka do të mbajë dy milionë e gjysmë libra, nga të cilat të paktën 160,000 do të jenë të aksesueshme në rafte nga lexuesit.

/Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco