Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

SYRI TV/ Protesta e banorëve të Bërxullës me tensione, policia shoqëron dy persona

13:20, 10/10/2023
A+ Aa A-

Mes tensionesh është zhvilluar këtë të martë protesta e banorëve të Bërxullës, të cilët bllokuan rrugën kryesore që të çon drejt Rinasit. Policia ka shoqëruar dy prej protestuesve, ndërsa një tjetër u dërgua në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Prej një viti banorët e Bërxullës protestojnë duke kërkuar kompensim të drejtë për pronat e tyre që u preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar. 

Nga SYRI TV

Me tensione e përplasje mes policisë dhe banorëve të Bërxullës është zhvilluar protesta këtë të martë. Banorët e Bërxullës bllokuan rrugën kryesore në shenjë revolte kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar që u prek tokat bujqësore dhe banesat.

Banorët e Bërxullës u mblodhën sërish në protestë këtë të martë duke bllokuar njërin aks të rrugës së Rinasit. Ata janë përplasur me policinë teksa kjo e fundit ka ndërhyrë për t’i larguar nga rruga.

Në protestë janë ngritur edhe fëmijët të cilët bojkotuan shkollën. Me pankarta në duar ata përcollën mesazhe si: ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj.

Gjatë tensioneve në protestë policia shoqëroi dy banorë, Ilir Kamberi dhe Ali Sula, ndërsa Dashamir Voci u dërgua në spital pasi humbi ndjenjat.

Banorët thonë se kompania koncensionare ka nisur punën në terren pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin, ndërsa dëmshpërblimi i ofruar për tokat e tyre është i papërfillshëm. Ata kërkojnë kompensim të drejtë për pronat që preken nga projekti, në të kundërt thonë se protestat do të jenë më të shpeshta dhe të përshkallëzuara.

Prej më shumë se 1 viti banorët kërkojnë diskutime me institucionet dhe konsultim publik, por asnjë kërkesë e tyre nuk është marrë në konsideratë. Në të tilla kushte ata bëjnë me dije se protestat do të përshkallëzohen dhe nuk do të ndalen deri në zgjidhjen e kërkesave.  

Gazetar: F. Çela

Operator: M. Dervishi

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco