Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

KAFE SHQETO/ Avokati 'plas bombën': Burri i Ermonela Felajt nuk ka shkollë!

11:14, 10/10/2023
A+ Aa A-

Avokati Kujtim Ibra ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit 'KAFE SHQETO' në SYRI.TV, për të folur për ngërçin në sistemin gjyqësor, ku sipas konkluzioneve të rënda të nxjerrë nga institucioni ‘Drejtësa e re’ një gjyqtar në Tiranë duhet të përballojë në volum pune të jashtëzakonshme, prej 1361 çështje gjyqësore në vit.

Dhe teksa fliste për zgjidhjen e ngërçit, ku u shpreh se KLGJ-ja sa më shpejt duhet të emërojë magjistratët, këta që janë, sepse ligji tashmë nuk lejon që të emërohesh prokuror dhe gjyqtar pa mbaruar Shkollën e Magjistraturës, bëri deklaratën 'bombë' për burrin e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, Bledar Valikaj, për të cilën u shpreh: 'Një rast ka pasur dhe është pak evaziv, të burrit të Ermonela Felajt që u bë prokuror'.

KAFE SHQETO: Rastësisht u bë prokuror?

Avokati Ibra: Nuk u bë rastësisht. Zotëria në fjalë është prokur në Prokurorinë e Tiranës. Sot është emëruar nga KLGJ-ja (Këshilli i Lartë Gjyqësor) pasi kishte hedhur në gjyq KLGJ dhe KLGJ pasi doli vendimi i formës së prerë u detyrua gjasme me vendim gjykate që ta emëronte prokuror. Por realisht ai nuk ishte mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe ka qenë Oficer i Policisë Gjyqësore. Ka vend për interpretim, por për mua si avokat, emërimi i Bledar Valikajt, për mua ka qenë i kundraligjshëm. Pasi ligji e thotë në mënyrë taksative që duhet të ketë mbaruar Shkollën e Magjistraturës, pavarësisht interpretimit që shkon në gjykatë dhe gjasme KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) tha u detyruam nga vendimi i gjykatës. Nuk ka vendim gjykate qe të detyron ty të shkelësh ligjin,sepse ligji e thotë në mënyrë taksative. Ai është i vetmi që e ka kaluar filtrin dhe shkeljen e ligjit sepse është burri i Ermonela Felajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco