Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Banorët e Bërxullës në protestë, iu bashkohen fëmijët, tensione me policinë

Banorët e Bërxullës në protestë, iu bashkohen fëmijët, tensione me policinë

08:50, 10/10/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. 

Ata janë përplasur me policinë ndësa kanë bllokuar njërin aks të rrugës së Rinasit.

“Shteti të na japë përgjigje”, thotë një banore e zonës. Ndërkohë policia ka ndërhyrë për t’i larguar nga rruga.

“Mos të na prekë njeri me dorë”, i drejtohen banorët efektivëve, të cilët kanë bërë të mundur lirimin e rrugës.

Ndërsa një person u shoqërua nga policia, ndërsa një tjetër u dërgua në spital pasi humbi ndjenjat.

Në protestë janë ngritur edhe fëmijët duke bojkotuar sot shkollën.

Ata mbajnë  pankarta në dorë me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco