SYRI TV/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kallëzim në SPAK kundër Veliajt: Nuk paraqet projektin teknik të Teatrit

14:36, 09/10/2023
A+ Aa A-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit  ka depozituar një tjetër kallëzim në SPAK kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe të drejtoreshës së tij, Frida Pashako. 

AMT i akuzon për veprën penale "Shpërdorim detyre"  lidhur me mosdhënien  e informacionit  përsa i përket kërkesës së datës 11 gusht 2023 me objekt vënien në dispozion të projektit teknik të Teatrit të Ri.

Sipas aktivistëve të Teatrit, Bashkia Tiranë nisur nga lufta e brendshme e pushtetit, i orienton që këtë dokument ta marrim tek KRT që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco