SYRI TV/ 75 vjet nga kryengritja antikomuniste e Zhapokikës, një memorial për të përkujtuar ngjarjen

14:30, 09/10/2023
A+ Aa A-

Është përkujtuar në fshatin Zhapokikë 75-vjetroi i kryengritjes antikomuniste. Në këtë ceremoni ishin pjesë deputeti demokrat, Tritan Shehu, kryebashkiaku Memaliajt si dhe të afërm të kryengritësve.  Deputeti Shehu vlerësoi ngritjen e këtij memoriali për të kujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme. 

Nga SYRI TV

Në fshatin Zhapokikë është organizuar ceremonia përkujtimore kushtuar 75-vjetorit të kryengritjes antikomuniste.  
Kurora me lule u vendosen ne memorialin e ndërtuar nga bashkia e Memaliajt, nga deputeti i zonës Tritan Shehu, kryebashkiaku Albert Malaj.  
Në këtë ceremoni kaë marrë pjesë përfaqësuesi i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe i ish-të Përndjekurve Politikë si dhe familjarë e të afërm të kryengritësve të Zhapokikës. 

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka çmuar ngritjen e këtij memoriali si memorie e paçmuar ndaj vlerave të kësaj ngjarjeje të lavdishme.

Lëvizja e armatosur e Zhapokikës, u organizua në shtator-tetor të vitit 1948 si kryengritje antikomuniste e banorëve të zonës, ndaj pakënaqësisë së qeverisjes komuniste dhe përpjekje e qartë kundër regjimit diktatorial. 
Ishte ndër lëvizjet e para të forta antikomuniste në jug të vendit, e mirëorganizuar me ideale të forta, betim para flamurit dhe vendosmëri kundër pushtetit komunist.

Gazetar: E. Bundo 
Pamje: Syri TV 
Montazhier: L. Kotri 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco