Berisha, thirrje të gjithë studentëve: Mbështesni kërkesat e drejta të studentëve të Mjekësisë!

Berisha, thirrje të gjithë studentëve: Mbështesni kërkesat e drejta të studentëve të Mjekësisë!

11:42, 09/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, i ka bërë thirrje sot studentëve në të gjithë Shqipërinë që të mbështesin protestën e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe të ngrihen kundër regjimit në fuqi, “regjimit të antivlerave” siç e ka cilësuar.

Berisha ka publikuar një video të protestës së studentëve të Mjekësisë në Tiranë që po vazhdon prej mëse një ore me këtë shënim: “Studentët e Mjekësisë nuk ndalen! Marshojnë në rrugët e Tiranës kundër vendimit antikushtetues të narko-qeverisë dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelmuara".

Dhe në vazhdim, lideri i Partisë Demokratike bën thirrje: “Të dashur miq, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës, duke i treguar qeverisë më antistudent, se ëndrrat, qëllimet dhe të drejtat e tyre nuk mund të shkelen me këmbë.

U bëj një thirrje të gjithë studentëve të mbështesin kërkesat e drejta të studentëve të Mjekësisë. U bëj thirrje studentëve: Mos u tërhiqni! Përballë keni një regjim të antivlerave, të ç’arsimit, të krimit dhe imoralitetit. Bëhuni lokomotiva e ndryshimit, mos u ndalni!” ka theksuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco