Si mund të quhet ligj, pengmarrja?! Studentët e mjekësisë kanë të drejtë!

Si mund të quhet ligj, pengmarrja?! Studentët e mjekësisë kanë të drejtë!

11:18, 09/10/2023
A+ Aa A-
Nga Ylli Manjani

Studentët e mjekësisë kanë të drejtë! Trajtimi "me përparësi" siç thotë ligji idiot i qeverisë shqiptare, është në fakt trajtim diskriminues, pasiguri e theksuar juridike dhe në cenim të hapur të së drejtës për arsim.

Ku është parë e dëgjuar që shteti të bëjë ligje për punësim me prioritet?! Çfarë logjike është kjo?! A ka punë shteti?!

Shumë mirë që ka. Le t’i punësojë mjekët e rinj. Pse me përparësi?! Përparësi ndaj kujt?! Nëse vendi ka nevojë për mjekë, është nevoja - ligji i vetëm që vepron. Nëse nuk ka, puna do të shkojë aty ku është nevoja. Atë që duhet të bëjë shteti është të përmirësojë sistemin, kushtet e punës dhe jo të punësojë me detyrim.

Kot fare! Si në komunizëm, ku prisje të të dilte emërimi në komitet! Qorrollepsje logjike pa asnjë kuptim.

Më tej akoma, si u vendoska tarifë diskriminuese në mes të studimeve?! Ç'është kjo hakmarrje primitive?! Pse deri më sot, tarifa 45 000 lekë mjaftonte?! Ç'ndryshoi në shërbimin e ofruar që tarifa u njëqindfishua?!  A ka transparencë minimale apo jo?!

Pastaj ç'është ky ligj që nxjerrjen e tarifës nuk ia delegon as Qeverisë, por Rektoratit?! A e lexon njeri Kushtetutën në këtë vend apo jo?! Ç'është Rektori more, pronar i universitetit?! "Pronari" ka vendosur çmim (kosto+fitim) apo tarifë (kosto)?!

Si mund të quhet ligj, pengmarrja?! Mbajtja peng e diplomës është në thelb pengmarrje. Studentët kanë 100% të drejtë! Ata janë të marrë peng, të diskriminuar dhe të goditur rëndë nga pasiguria juridike.

Përveç kësaj, Qeveria nuk ka gjetur dot zgjidhjen e duhur me këtë ligj. Ia ka futur kot, si gjithmonë. Nuk është kërbaçi zgjidhja e problemeve.

Shqiptarët e tjerë vijojnë të jenë spektatorë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco