KAFE SHQETO/ Gjinaj: Ahmetaj ka zgjedhur ta mbrojë veten përmes arratisë

11:12, 09/10/2023
A+ Aa A-

Fatjon Gjinaj gazetar në SYRI TV, ishte i ftuar në 'KAFE SHQETO' për te komentuar vendimin e fundit që e çoi përsëri Arben Ahmetajn në SPAK.

Vepra që i atribuohet këtë herë nga SPAK është ajo e shpërdorimit të detyrës në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës në vlerë dëmi 7 miliard lekë.

Gjinaj u shpreh se vlera e pronës është kolosale dhe se Ahmetaj ka zgjedhur ta 'mbrojë veten' përmes arratisë.

Është një pronë prej mijëra metrash katrorë ne mes të kryeqytetit, në Rrugën e Kavajës në një ndër zonat më të lakmuara dhe dua të theksoj që kjo nuk është një çështje e padiskutuar.

Është denoncuar edhe nga opozita ndër vite, ka nisur në vitin 2014 dhe nisi përmes ankandeve duke shpronësuar, kompensuar apo arritur marrëveshje të dyshimta.

Faza e fundit, ku gjithçka i kaloi biznesmenit që dyshohej se përkrahej nga Ahmetaj, ishte 2022 .

Pra e kishte nisur përpjekjen e mbarë që në 2014. Është një pronë e lakmuar me një vlerë kolosale. Para disa kohësh u lakua në media, por ishte vëmendja te inceneratori.

Për t'u rikthyer te Ahmetaj, ai ka zgjedhur ta mbrojë veten përmes arratisë dhe po ta vini re edhe në momentin e vendosjes së sekuestros në disa prona, pas vilës në Hamallë dhe Palasë,  ishin në radhën e SPAK disa apartamente dhe dy llogari bankare.

 Ahmetaj vetëm në këto pika të nxehta delikate ndaj tij reagoi dhe ndoshta ky është një mesazh që ai ia jep politikës, mbase këtë mesazh ja jap asaj që e konsideron 'kryedelja e zezë' ose mesazh për SPAK, mbase një sinjalizim për të bashkëpunuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco