'Shikoni këto pamje tronditëse', Vasili: Tmerri në Spitalin Psikiatrik të Vlorës përballë propagandës së Ramës!

'Shikoni këto pamje tronditëse', Vasili: Tmerri në Spitalin Psikiatrik të Vlorës përballë propagandës së Ramës!

13:06, 07/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Paritsë së Lirisë, Petrit Vasili nisur nga një video e publikuar nga emisioni ‘Piranja’ në SYRI.TV shkruan se pamjet e tmerrit në Spitalin Psikiatrik të Vlorës i gjen vetëm në burgjet e tmerrshme të shteteve më të prapambetura afrikane.

Vasili shkruan se tej se çdokush që ka një gram humanizëm në shpirt ndihet shumë keq kur shikon këtë realitet anti human.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

Pamjet e tmerrit ne Spitalin Psikiatrik te Vlores perballe propagandes se Rames!

[‼️]  Ju lutem shikoni keto pamje tronditese dhe çnjerezore te Spitalit Psikiatrik te Vlores.

Pamje qe i gjen vetem ne burgjet e tmerrshme te shteteve me te prapambetura afrikane.

Çdokush qe ka nje gram humanizem ne shpirt ndihet shume keq kur shikon ate realitet anti human.

E keni pare Edi Ramen te shkoje dhjetra here ne Vlore duke inauguruar shetitore, tendera grabitqare, gjoja porye e aeroporte, por kurre nuk u shqetesua per kete realitet te frikshem te ketij Spitali ne kushte kaq tronditese.

E keni pare te gjithe Edi Ramen se si vjen verdalle neper media si shites ambulant dhe reklamon pa u lodhur koncesionet ne mjeksi, qe grabisin qindra milion euro.

E keni pare Edi Ramen se si genjen ne cdo ekran me nje pale gershere te thyera ne dore per te justifikuar koncesionet ne shendetesi.

I keni pare ministra e deputete se si bejne pa fund selfie te lumtura neper spitale duke bere propagande si ne Korene e Veriut e duke brohoritur per bëmat e tyre ne shendetesi.

I keni pare elegjite dhe hartimet e peshtira plot genjeshtra per shendetesine te rilindasve ne parlament.

Keto fjalime te neveritshme rilindase nuk kursyen as Pandemine ndersa njerezit vdisnin dhe infektoheshin pa u dhene asnje ndihme, por hynin ne borxhe per te blere ilacet me te domosdoshme per Covidin se shteti nuk jepte asgje.

Pamjet e tmerrshme te Spitalit Psikiatrik ne Vlore te qytetit ku kryedeputet per vite te tera ka qene vete Edi Rama jane deshmia se çfare qeverie dhe kryeministri ka Shqiperia.

[‼️] Ju lutem serish shikoni me vemendje keto pamje dhe kujtojini sa here degjoni propaganden e Rames!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco