Lajmi i fundit

LIVE/ Vula e PD i takon Sali Berishës

VIDEO-SYRI TV/ Donika Gërvalla i kundërpërgjigjet Edi Ramës: Deklarata të pamatura

18:07, 06/10/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla e ka cilësuar një deklaratë të pamatur dhe në dëm të Kosovës deklaratën e kryeministrit EdI Rama se ‘Veriu i Kosovës, tokë e akujt’. Gërvalla ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit shqiptar, ndërsa hodhi poshtë edhe propozimin e tij për një Konferencë Ndërkombëtare. Kundër cilësimit të Veriut të Kosovës si tokë e askujt është shprehur edhe kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Nga SYRI TV

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla e ka cilësuar një deklaratë të pamatur dhe në dëm të Kosovës deklaratën e kryeministrit EdI Rama se ‘Veriu i Kosovës, tokë e akujt’. Gërvalla ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit shqiptar, ndërsa hodhi poshtë edhe propozimin e tij për një Konferencë Ndërkombëtare. Kundër cilësimit të Veriut të Kosovës si tokë e askujt është shprehur edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ministrja e Jashtme e Kosovës Doniak Gërvalla i është kundërpërgjigjur nga Tirana deklaratave të kryeministrit EdI Rama se Veriu I Kosovës është tokë e askujt. Pas ministerlialit në kuadër të Samitit të Ballkanit që pritet të mbahet në Tiranë, Gërvalla u shpreh se nuk duhen bërë deklarata të pamatura në dëm të Kosovës, ndërkohë që theksoi se autoritetet e Prishtinës treguan se janë të afta për mbrojtjen e territorit, e nuk ka vend për propozime që do të cenonin shtetin e Kosovës.

Kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla, e cilësoj të pamatur edhe propozin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për Konferencën Ndërkombëtar, duke pohuar se Kosova nuk duhet trajtuar si objekt, por është subjekt në këtë çështje si një shtet me të drejta të barabarta në arenën ndërkombëtare.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit Rama se Veriu është tokë e askujt, edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u shpreh kundër duke theksuar se Mali I Zi njeh Kosovën si shtet i pavarur, me kufijtë e saj ekzistues dhe nuk ekzistojnë vendet që janë eksterritoriale.

Përveçse nga autoritetet e Kosovës, këto propozime janë hedhur poshtë edhe nga KFOR apo nga Bashkimi Europian që ka njohur autoritetet e Kosovës si garantuese të rendit dhe sigurisë brenda territorit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco