Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Berisha në parlament: Nuk jemi këtu që të dëgjojmë llogjet e ministreve, bëhuni seriozë

Berisha në parlament: Nuk jemi këtu që të dëgjojmë llogjet e ministreve, bëhuni seriozë

19:22, 05/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një ndërhyrje gjatë seancës së sotme parlamentare, për shkak të vonesave që krijohen nga ministret e qeverisë Rama, të cilat flasin pa radhë dhe jashtë temës së caktuar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kërkoi që parlamenti të bëhet serioz.

‘Po flas për të shprehur protestën më të fuqishme.

Për ndërhyrjen më të neveritshme, që shndërrojnë këtë parlament në një kuzhinë mediokre, po ka gjë më të paarsyeshme, rrinë e recitojnë aty trillime dhe mashtrime pa përgjegjësi.

Marrin fjalën sa herë ju teket, dhe të rrijë parlamenti me logjet e tyre, nuk bën kështu. Parlamenti është institucion serioz, që të bëjnë ç’të duan vetëm pse kanë hipur në atë post, se në vend të bëjnë ministren, bëjnë badigarden e Gadafit.

E them, nuk sillen në këtë mënyrë ministret. Kanë mëshirë ndaj dëgjuesve, kthejnë kokën njerëzit, nuk bëhet kjo në parlament.

Sa herë i teket merr fjalën dhe vazhdon sikur është në kuzhinë me shoqen e vet, nuk shkon kjo.

Se me Ballkanin po bëjmë këtë e atë, por kujt ja thotë këto, çfarë do të thotë me këto’, tha gjatë ndërhyrjes së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco