‘Nuk kam kate në kulla’/ Si mashtroi Basha në parlament, ja zyrat e kunatit miliona euro te Lion Park

‘Nuk kam kate në kulla’/ Si mashtroi Basha në parlament, ja zyrat e kunatit miliona euro te Lion Park

15:26, 05/10/2023
A+ Aa A-

Edhe në seancën e sotme parlamentare nuk kanë munguar debatet dhe akuzat.  

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi iu përgjigj në Kuvend Lulzim Bashës, i cili tha se është pjesë e aleancës së kullës.

Bardhi ju përgjigj drejpërdrejt Bashës, duke i thënë se ai është pronar i dy kateve, në një nga kullat të shtrenjta të Tiranës, atë të Lion Park. 

“Parafolësi ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullën më të shtrenjtë të Tiranës” u shpeh Bardhi.

Basha e mohoi pronësinë e dy kateve, teksa u shpreh se nga sot ‘prokuroria duhet të nisë hetimet osë për të osë për shpifësit’, duke përgënjeshtruar kështu deklaratën e Bardhit.

Por në dokumentet e siguruara nga syri.net, Erion Isufi kunat i Bashës, rezulton të ketë parapaguar vite më parë,dy kate (konkretisht katin 1 dhe 2) me miliona euro në një zonë ku metri katror shitet minimalisht 4000 euro.

Më poshtë faktet që provojnë deklaratën e Bardhit:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco