Dogjani: Rama i kapur nga Vuçiç, Kurti ta shpallë non grata

12:26, 05/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani, ka dënuar ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt”.

Dogjani u shpreh se kjo deklaratë ka vulosur qëndrimin e kryeministrit shqiptar në lidhje me Kosovën dhe i kërkoi kryeministrit Albin Kurti shpalljen non grata të Ramës dhe ndalimin e hyrjes së këtij të fundit në tokën kosovare.

“Situata që po kalon Kosova do të kërkonte që kryeministri shqiptar të ishte sot në këtë seancë sot sepse ka kohë që ne kemi vënë re që kryeministri injoron parlamentin.

Deklaratat që bën kryeministri kudo që shkon e kanë dëmtuar Kosovën. Por deklarata a djeshme që veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt vulos njëherë mirë qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës.

Dua t’i them që veriu i Kosovës është tok shqiptare, për atë tokë janë vrarë 1500 fëmijë. Duhet të dënojmë sulmin që bënë terroristët serbë në veri të Kosovës ku u vra polici Afrim Bunjaku me qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

Ky njeri ose nuk e do Kosovës ose është i kapur nga Vuçiç. Ndaj ose duhet ta ndalojmë të flasë për Kosovën ose kryeministri i Kosovës ta shpallë non grata, ta ndalojë të hyjë në Kosovë.” -u shpreh Dogjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco