'Veprimet e peng-Bashës, akte vetëposhtërimi që i imponohen dhe dëshmojnë se është peng i pashpresë'

'Veprimet e peng-Bashës, akte vetëposhtërimi që i imponohen dhe dëshmojnë se është peng i pashpresë'

13:17, 29/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet sot edhe për rolin që po përpiqet të luajë në politikë, ish-kryetari Lulzim Basha. 

"Peng-Basha - e quajti Berisha, - kreu një veprim që ia dha Edi Rama me Tauant Ballën se tani Taulanti merret me të. E vërtetë, po të doni, shihni faktet.

Por, ligji i parlamentit e ka të përcaktuar se kush zgjedh kryetarin. Nuk ekziston përjashtimi në rregulloren e parlamentit. Grupi parlamentar është i dorëzuar në KQZ një muaj pas zgjedhjeve.

Veprimet e peng-Bashës janë akte vetëposhtërimi që i imponohen atij dhe dëshmojnë se është një peng i pashpresë. Në historinë politike të Shqipërisë, askush nuk ka shkelmuar mbi dinjitetin e vet siç ka shkelmuar ky njeri. Por është zgjedhja e tij. Fajin e ka vetë!" theksoi lideri i PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco