Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mësimet nga akti terrorist në Kosovë!

Mësimet nga akti terrorist në Kosovë!

19:40, 28/09/2023
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

Parlamenti i Kosovës miratoi një Rezolutë me votë unanime për një hetim ndërkombëtar të krimeve të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Një veprim realisht për t’u përshëndetur pasi hedh dritë mbi gjendjen dhe situatën e nderë në Kosovë.

Akti terrorist që i morri jetën një polici ishte iluminues për shumëkënd që nuk e ka të qartë rrezikun e përditshëm, që kalon Kosova. Por, mbi të gjitha ndriçoi edhe mendjet e mbyllura të qeveritarëve në Shqipëri që të dehur nga suksesi nuk e kanë kuptuar ende që nuk mund të jenë si agresori dhe ai që goditet, bashkëfajtorë.

Aq më tepër kur provat tregojnë për një arsenal të madh armësh dhe forca të mirëstërvitura që kanë shkuar në territorin e një republike të pavarur për të destabilizuar dhe krijuar trazira. Sidomos në kushtet e sotme që ndodhet Europa, e cila po përballet me një agresion të pajustifikuar dhe kriminal në Ukrainë.

Një konflikt që duhet të na orientojë nga dialogu, por që fatkeqësisht disa syresh i orienton nga sjellje tërësisht të papërgjegjshme e të pakonceptueshme për një vend në proces anëtarësimi.

Kjo mendësi agresore dhe këmbëngulja se dhuna është mjeti i vetëm, duhet të na japë të kuptojë se dialogu duhet të rikthehet, por me kushte realisht të tjera dhe me një prioritet tjetër.

Që kjo të ndodhë duhet patjetër që BE të heqë të gjitha penalizimet e padrejta për Kosovën, e cila megjithëse ka pranuar përherë të jetë në kushte të padëshiruara për të në tavolinë, nuk ka kërkuar kurrë që të zëvendësojë dialogun me dhunë apo destabilizim të Rajonit.

Koha është e veprimit dhe jo fjalëve!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco