VIDEO/ Debati Krasta-Manjani në A Show, juristi: Punën tonë s’ka për të na e zgjidhur Amerika

22:26, 26/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV, juristi Ylli Manjani ka folur për skandalin Rama-McGonigal duke krijuar një debat me moderatorin Adi Krasta.

Krasta dhe Manjani janë përplasur rreth aferës Rama-McGonigal dhe mos hetimit të Kryeministrit të Shqipërisë, ku sipas juristit problemi qëndron te mos dënimi me votë nga qytetarët.

Debati:

Manjani: Punët e Shqipërisë, punët e drejtimit në Shqipëri, punët e politikës në Shqipëri na takon neve. Dhe punën tonë nuk ka për të na e bërë askush në botë.

Krasta: Në Shqipëri si të mos e zgjidhim ne problemin me kryeministrin. A jeni për ta hetuar kryeministrin?

Manjani: Për ti nxjerrë dhëmbët më shumë se sa për ta hetuar. Po them për ti kërkuar hesap more zotëri, nga mëngjesi deri në darkë, për mua për këtë vend. Çfarë bën! Nëse në rastin e McGonigalin ai e ka përdorur për t’ja futur popullit të vetë patjetër që e meriton.

Krasta: Mirmëngjes! Jo ky e ka bërë për të ndihmuar ShBA-në, po për t’ja futur popullit të vetë nga mëngjesi deri në darkë për të ndejtur 16 vite në pushtet siç ka thënë që në fillim.

Manjani: Në momentin që një kryeministër që ka korruptuar një punonjës të një shërbimi tjetër ka shumë kombe dhe shtete që e duartrokasin kryeministrin. Gjithë beteja sot është se kush ja fut shtetit tjetër dhe unë nuk besoj se Shqipëria ia ka futur ShBA-së.

Krasta: Nuk ka korruptuar atë. Ka kaluar nga rezerva e shetit me siglën ‘sekret’ 375 mijë euro në mënyrë jo të drejtë sipas ligjit.

Manjani: 375 mijë euro janë shumë pak për sa ka bërë Edi Rama me paret tona. Nëse duam të kërkojmë hetimin e një zyrtari qoftë edhe kryeministrin. Duhet ta mbyllim hesapin me Amerikën dhe mbase zgjohet truri i shqiptarëve dhe e heqin atë trurin e gomarit që ia ka futur Rama prej 11 vitesh. ia hedhin votën shqiptarët.

Krasta: Nuk ka si mund të mos na duhet kur ai na denatyron votën, nuk do rrojmë 800 jetë. Nëse ma denatyron votën më duhet që çke me atë punë.

Manjani: Këto shqiptarë e mi dhe të tutë që nuk pranojnë të bëjnë punën e tyre, votën, e hedhin sipas qefit, lekëve apo interesit dhe kërkojnë që t’ja bëjnë punën të tjerët këta janë maskarenj. Që nga unë i pari. Kjo flet për maskarallëk. Dhe kjo duhet thënë. Si mund t’ja kërkojë unë përgjegjësinë time Amerikës, ç’punë ka Amerika këtu në këtë histori. A vjedh qeveria, si derri hajt të ndalemi këtu por çfarë janë 300 mijë euro, po këta 300 milionë euro, 100 milion euro në këtë qeveri nuk ka kuptim. Vetëm nga arbitrazhi borxhi është 2 miliardë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco