Kosova, pasqyra e pamëshirshme e fytyrës së pabesë të Edi Ramës!

Kosova, pasqyra e pamëshirshme e fytyrës së pabesë të Edi Ramës!

20:43, 26/09/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

 

Çdo ngjarje në Kosovë është një mundësi për të plotësuar portretin e vertetë të Edi Ramës.

Çdo ndodhi në Kosovë heq shtresa të trasha hipokrizie, demagogjie, propagande me të cilat është zhyer portreti i Edi Ramës.

Çdo situate në Kosovë plotëson portretin antiKosovë të Edi Ramës në të gjithë elementet e tij, ku me thënë të vërtetën njëri është më i shëmtuar se tjetri.

Çdo problematikë në Kosovë e kompleton rolin, portretin e Edi Ramës si peng i vërtetë i Beogradit dhe detajet në këtë drejtim janë njëri më i neveritshmëm se tjetri.

Çdo shqetësim në Kosove përmbush portretin e Edi Ramës si njeri i përdorur dhe i stërpërdorur keqas nga duart më negative antishqiptare.

Kosova pra është pasqyra e pamëshirshme ku ky portret del kaq qartë dhe kaq shëmtueshëm në çdo penelatë te portretit të Edi Ramës.

Në momentin e parë shumëkush do të donte natyrshmëm ta flakte në plehra një portret, që tregon një shëmtirë të tillë.

Por e kunderta vlen shumë më shumë.

Duhet pasur gjithmonë parasysh një portret i tillë për të treguar se si nuk duhet të jetë kurrë një shtetar në Shqipëri.

Nuk duhet harruar një portret i tillë, për të treguar shëmbëlltyrën më të keqe të antishqiptarizmit, të pengut, të palaços politik, të të shiturit në dyert më të ndyra, që urrejnë shqiptarizmën.

Kosova është  perfundimisht pasqyra më e pamëshirshme e portretit të denatyruar nga tradhtia e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco