Këshilltari i Konjufcës: Serbët e veriut nuk e përkrahën krimin e orkestruar nga Serbia, Vuçiçi ua faturoi atë

Këshilltari i Konjufcës: Serbët e veriut nuk e përkrahën krimin e orkestruar nga Serbia, Vuçiçi ua faturoi atë

09:43, 25/09/2023
A+ Aa A-

Këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka thënë që qytetarët serbë të komunave veriore të Kosovës nuk e përkrahën sulmin ndaj Policisë së Kosovës për të cilin tha se është orkestruar nga Serbia.

“Qytetarët serbë të komunave veriore, janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Ata dje nuk e përkrahen krimin e organizuar të orkestruar nga Serbia”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.

“Grupet terroriste te financuara direkt nga Beogradi, nuk arritën të gjejnë përkrahje nga qytetarët e asaj pjese të Republikës së Kosovës”.

Kërceli shtoi që presidenti serb, Aleksandër Vuciç, në fund ua la fajin pikërisht serbëve të veriut.

“Gjatë tërë ditës Presidenti i Serbisë apo ish ministri i propagandës në kohen e Kasapit të Ballkanit, spostonte kohën kur do dilte në konferencë për të menduar se çfarë do të ishte propagandimi i radhës. Në fund të ditës zgjodhi se fajin për sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e policit të ndjerë Afrim Bunjaku t’ua faturonte qytetarëve serbë të komunave veriore”.

“Kështu, Vuçiçi provoi përsëri t’i përdorë qytetarët serbë për kalkulimet e tij fashiste, e për të mbrojtur e amnistuar grupet e tij kriminale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco