Më pak votues në Kukës krahasuar me ‘14 majin’

Më pak votues në Kukës krahasuar me ‘14 majin’

09:01, 25/09/2023
A+ Aa A-

Procesi i votimit për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit ka përfunduar. Në njoftimin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  bëhet me dije se kanë votuar 45,63 % të qytetarëve.

Duke bërë një krahasim me “14 majin”, vihet re një përqindje më e ulët, pasi në ato zgjedhje morën pjesë 52.79% e qytetarëve.

Në garë janë Emri Vata nga Kolicioni “Bashkë Fitojmë” si edhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste.

Zgjedhjet u përsëritën për shkak të dorëheqjes së Safet Gjicit, pas skandalit seksual në zyrën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco