Pasi foli si ndërkombëtar për ngjarjen/ Rama kujtohet sot se është vrarë nga serbët edhe një polic në Kosovë

Pasi foli si ndërkombëtar për ngjarjen/ Rama kujtohet sot se është vrarë nga serbët edhe një polic në Kosovë

08:50, 25/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një postim, në nder të policit të vrarë në krye të detyrës në veri të Kosovës.

Kreu i qeverisë shqiptare thotë se përulemi me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, shkruan Rama.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë kreu i qeverisë Rama foli si një ndërkombëtar për sulmin terrorist ku humbi jetën punonjësi i policisë së Kosovës. Edhe reagimet e ndërkombëtarëve ishin më të qarta se ato të Ramës në dënimin e sulmit terrorist në veriun e Kosovës./E.I/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco