Votimet në Kukës, ja sa qytetarë kanë votuar për zgjedhjen e kreut të bashkisë

18:19, 24/09/2023
A+ Aa A-

Një orë nga përfundimi i procesit të votimit, situata në Kukës është e qetë dhe duket se numri i votuesve duket se do të jëtë me i ulët se ai i 14 majit.

Gazetari i Syri tv, Fatjon Gjinaj tha gjatë një raportimi nga Kukësi se kanë votuar deri ne orën 17.00 është 41.58 për qind.

Ai tha  se me shume gjasa qe përqindja e 14 majit të mos arrihet. Qytetarët nuk kanë votuar për anëtarët e Këshillit Bashkiak por vetëm për dy kandidatë e forcave politike dhe kjo e shpjegon ndoshta edhe numrin më të ulet të votuesve.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco