KASH dënon me forcë sulmin ndaj Policisë së Kosovës/ Thirrje ndërkombëtarëve: Ndaloni përkëdheljet e tolerimet e politikave të Vuçiçit

KASH dënon me forcë sulmin ndaj Policisë së Kosovës/ Thirrje ndërkombëtarëve: Ndaloni përkëdheljet e tolerimet e politikave të Vuçiçit

15:50, 24/09/2023
A+ Aa A-

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka dënuar me forcë të madhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe janë plagosur dy të tjerë.

KASH ka shprehur bindjet se bandat serbe janë orkestruar nga Beogradi.

Ndër të tjera në reagimin e KASH thekoshet se duhen marrë masat e nevojshme dhe duhet të dalin para drejtësisë autorët e këtij akti që jo vetëm destabilizon situatën në Kosovë por ndikon dhe në paqen e rajonit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtarë të ndalojë “përkëdheljet” e tolerimet ndaj politikave të Vuçiçit dhe të ndërhyjë sa më parë te institucionet e Serbisë dhe t’i detyrojë ato të ndalojnë këto akte luftënxitëse. 

KASH vlerëson se ruajtja e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe vendosjes së legjitimitetit të shtetit në mbarë territorin e Kosovës, nuk kanë asnjë alternativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco