VIDEO/ Pas denoncimit në SYRI TV, mbyllet njësia administrative Topojan

15:36, 24/09/2023
A+ Aa A-

Pas denoncimit në SYRI TV, se njësia administrative në Topojan, ishte hapur dhe thërriste votuesit që të ‘jepnin llogari’, kjo njësi është mbyllur.

Sipas raportimit të gazetarit të SYRI TV, Ermal Rizaj nga Topojani, njësia administrative e cila ishte ngjitur me qendrën e votimit, është mbyllur, duke mos blerë me vota.

Gjatë një komunikimi me mediat nga Kukësi, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi se nuk kishte informacion në lidhje me këtë denoncim, duke mos ditur se si ti jepte përgjigje pamjeve të transmetuara nga SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco