Vrasja e efektivit të policisë në Veri/ Mediu: Serbia i ka qëllimet e qarta, që të mos e njohë Kosovën

Vrasja e efektivit të policisë në Veri/ Mediu: Serbia i ka qëllimet e qarta, që të mos e njohë Kosovën

10:16, 24/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dënuar sulmin kriminal ndaj policisë në Veri të Kosovës dhe vrasjen e efektivit të policisë.

Me anë të një postimi Mediu shkruan se këto ngjarje vijnë me qëllimet e qarta nga Beogradi dhe politikat e Vuçiç, për të mos njohur pavarsinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Mediut:

Partia Republikane dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq dhe vrasjen e policit dhe plagosjen e një punomjësi tjetër punonjësi policie.

🔹Këto nuk janë thjesht ngjarje kriminale por skenarë të qartë të Beogradit të provuar tashmë,të cilët mbështesin dhe armatosin grupe kriminale dhe paramilitare duke mbajtur të ndezur konfliktin në Kosovë me qëllime të qarta politike të Vucicit.

🔹Partia Republikane mbështet autoritetet dhe qeverinë e Kosovës për të ndëshkuar këto akte kriminale terroriste

🔹Partia Republikane njëkohësisht bënë thirrje për të ndalur një fushatë histerike të orkestruar të disa mediave në Shqipëri kundër qeverisë së Kosovës, të cilat as më shumë dhe as më pak kërkojnë të largojnë vëmendjen nga një fakt i qartë dhe i deklaruat nga Presidenti Vucic se ata kur nuk do e njohin Shtetin e pavarur të Kosovës apo respektojnë marëveshje me Kosovën.

🔹Për Serbinë raportet me Rusinë dhe Kinën janë primare

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco