‘Mc Gonigal pranon fajin!’/ Peka: Rama ka paguar për hetimin e kundërshtarëve! 'Rroftë drejtësia e re'

‘Mc Gonigal pranon fajin!’/ Peka: Rama ka paguar për hetimin e kundërshtarëve! 'Rroftë drejtësia e re'

22:26, 22/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka ka reaguar pas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë në ShBA se ‘Charles McGonigal ka pranuar në Gjykatën e Uashingtonit se ka marrë 225 mijë dollarë nga Agron Nezaj dhe se ka takuar Edi Ramën’.

Në postimin e tij në Facebook, Peka ka theksuar se ‘ndryshe nga Rama që e konsideronte mik dhe dilte garant që Agron Neza i kishte dhënë para borxh, vetë Mc Gonigal ka pranuar sot fajin para gjykatës amerikane duke pranuar se është paguar nga Neza që të hartonte dosje për kundërshtarët politik të Ramës’.

Sipas gazetarit, në Shqipëri situata është mjaft e rëndë pasi mediat në përgjthësi nuk kanë asnjë rresht për këtë zhvillim shokus, ndërkohë që SPAK nuk pranon të nis hetimet.

Postimi i plotë:

Mc Gonigal pranon fajin!

Ndryshe nga Rama qe e konsideronte mik dhe dilte garant qe Agron Neza i kishte dhene para borxh, vete Mc Gonigal ka pranuar sot fajin para gjykates amerikane duke pranuar se eshte paguar nga Neza qe te hartonte dosje per kundershtaret politik te Rames. Ka pranuar edhe darkat mijra dollareshe me Ramen.

Ps: Ne Shqiperi mediat nuk kane asnje rrjesht per kete zhvillim shokues, Spak nuk pranon te nis hetim.

“Rrofte drejtesia e re”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco