'Alibasha votoi për rrogën e gruas - Rama bleu Kushtetuesen për ta shndërruar në notere të mega-aferave të tij'

'Alibasha votoi për rrogën e gruas - Rama bleu Kushtetuesen për ta shndërruar në notere të mega-aferave të tij'

13:04, 22/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Sali Berisha denoncoi sot në konferencën e shtypit në mesditë, dy zhvillimet më të fundit të kapjes së shtetit dhe drejtësisë në funksion të mbajtjes së pushtetit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i mbështetur tashmë edhe nga grupimi i Lulzim Bashës në parlament.

"Dita e djeshme u karakterizua nga shfaqje të shëmtuara në parlament, - tha Berisha. - Nga përpjekje të hapura, siç e konstatuat ju, të Edi Ramës, për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar. Për të shkelmuar ligjin themelor të parlamentit. Për të caktuar përfaqësuesit e opozitës, bashkëkryetarin e opozitës në komisionin zgjedhor.

Dhe kush, thoni ju? Kë do mbante? Burrin që voton për rrogën e gruas. Të votosh për rrogën e gruas nuk ka gjë të keqe. Por të votosh për rrogën e gruas, sa 117 pensionistë?!!!

Po do thoni ju, çfarë i mbetet këtij njeriu? Ky është i zhveshur nga çdo lloj brumi njerëzor. Pa votat e Alibashës, ligji nuk kalonte.

Problemi është se po blihen, është pazari i votave për të vendosur një standard që nuk ekziston kurrë në botë. Ata janë 9 vetë.

Nuk është problemi i shumës, por i moralit dhe parimit që shkelmohet në mënyrën më të tmerrshme se ky është akt blerje i Gjykatës Kushtetuese.

Ajo gjykatë ka një rëndësi kapitale për mbrojtjen e kushtetutshmërisë së vendit. Me këtë rrogë, Edi Rama kërkon ta blejë përfundimisht, ta shndërrojë në një noter të mefa-aferave të tij.

Dhe kjo është e tmerrshme. Kësaj radhe gjithçka është bërënë zyrën e Don Agaçios dhe Edi Ramës. Asgjë nga parlamenti. Dhe ka ardhur direkt nga zyra e Edi Ramës blerja e noterëve kushtetues dhe kjo është goditje e tmerrshme e sistemit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco