Xhixho: Tregu i drogës në shkolla s’u krijua brenda natës. Qeveria, frymëzuese e bandave në vend

Xhixho: Tregu i drogës në shkolla s’u krijua brenda natës. Qeveria, frymëzuese e bandave në vend

12:16, 22/09/2023
A+ Aa A-

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj partie denoncoi atë ccfarë po ndodh në shkollat shqiptare sa i përket shitjes dhe konsumimit të drogërave në shkolla.

Ajo tha se tregu i drogës në shkolla nuk u krijua brenda natës, por është mbi të gjitha pasojë e kësaj qeverie që, sicc tha ajo, jo vetëm nuk e dekurajoi, por frymëzoi bandat e drogës në vend.

DEKLARATA E PLOTË E ERISA XHIXHOS

Të nderuar qytetarë, arsimi sot është më i rrënuar se kurrë.

Shpopullimi i ka zbrazur shkollat e sistemit parauniversitar,  këtë vit mungojnë mbi 2 mijë nxënës në bankat e shkollës.

Sikur të mos mjaftonte, sistemi me 1001 e probleme, shumë larg edhe standarteve të rajonit, e sikur të mos mjaftonin pamundësitë financiare të prindërve, prej vitesh të rinjve shqiptarë droga u serviret në mjediset e shkollës. 

Ka disa ditë që në media raportohet arrestimi i dhjetëra shpërndarësve të drogës në afërsi të shkollave të vendit.

Por pyetja që shtrohet sot nga të gjithë është: Kush e shkaktoi këtë situatë alarmante ne mjediset arsimore shqiptare?

Operacioni që po propagandohet me bujë si sukses nuk është gjë tjetër veçse tregues i dështimit spektakolar të mekanizmave parandalues që duhej të garantonin sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë në institucionet arsimore të gjithë vendit.

Tregu i drogës në shkolla nuk u krijua brenda natës, por eshte mbi te gjitha pasoje e kesaj qeverie qe jo vetem nuk e dekurajoi, por frymezoi bandat e droges ne vend.

Policimi ne komunitet ka dështuar ! Kjo qeveri ka pergjegjesine kryesore per kete situate uluritese per te rinjtë tane.

Rezultatet e aksionit që Policia e Shtetit na tregon çdo ditë janë thjesht numra provizorë.

Kjo qeveri që e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës i ka dhënë provat se aleancën me bandat e drogës nuk e ka shkëputur asnjëherë. Droga ka pushtuar qeverisjen e vendit dhe fondet publike prej vitesh.

Jeta dhe shëndeti i fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë është sot në rrezik!  

Në këto kushte, nese vertet kjo maxhorance do e kishte te vertete luften me drogen te marri nje vendim sot , te tërheqi urgjentisht ligjin për kanabisin, si një kërcënim madhor për mijëra fëmijë e të rinj në mbarë vendin.

Kjo plagë e madhe që është hapur te brezi i ri nuk mund të mbyllet ,ndërsa forma të reja të lëndës narkotike u ofrohen fëmijëve e të rinjve, tashmë edhe me bekimin e ligjit. Me një dorë ua heqin sot e me tjetrën do t’ua servirin nesër.

Siç ndodhi me lojërat e fatit, të cilat kjo qeveri po i rikthen sërish bashkë me plagët sociale që ato hapin.

Ata pak të rinj që kanë mbetur në vend janë sot të sfiduar nga qeveria e vet.

Pasojat sociale të drogës dhe lojërave të fatit do të jenë katastrofike. Dëmet e që ato shkaktojnë te të rinjtë janë në pjesën më të madhe të parikuperueshme.

Ndaj duhet te veprohet sot, dhe pse shume vone, duke i anuluar këto dy ligje!

Është urgjente që e ardhmja e brezit të ri dhe siguria e tyre të jete prioriteti yne numër 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco