Sharrah: SHBA po ngadalëson hetimet me aferën McGonigal, frikësohet për humbjen e besimit të qytetarëve nëse del e vërteta

Sharrah: SHBA po ngadalëson hetimet me aferën McGonigal, frikësohet për humbjen e besimit të qytetarëve nëse del e vërteta

19:09, 20/09/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për Kanadanë Besa Sharrah ka deklaruar se fshehja e investigimeve për aferën McGonigal nga ana e Amerikës tregon problem për FBI-në, gjithashtu edhe qeverinë amerikane.

Në një lidhje me Skype për “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Sharrah është shprehur se qeveria amerikane i druhet  humbjes së  besimit të qytetarëve të tyre nëse  arrinë të dalin plotësisht në dritë të gjitha lidhjet që kanë me këtë aferë.

Ndaj, sipas Sharrah, ky proces hetimi po behet me hapa të ngadalta.

“Ne u takuam me kongresmenin Jim Jordan. Është një kocidencë e mirë që kongresmeni Jim Jordan është jo vetëm nga Ohio ku unë jam qytetare por gjithashtu edhe presoni që po investigon të gjithë çështjen McGonigal dhe po kërkon përgjigje për pyetjet që i ka bërë FBI-së që në shkurt të këtij viti dhe ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje, as ne, as kongresmeni Jim Jordan që për mua njolloj qetësie  flet për vete.

Ka diçka këtu që nuk po shkon. Në shkurt të këtij viti ne i dërguam Jim Jordan, si Diaspora për Shipërinë e lirë, një letër duke përgëzuar atë për  kërkesëllogarinë e tij ndaj FBI-së për çështjen McGonigal. Kur janë  investigimet ende të hapura nuk ka ende një mundësi të mirë për të marrë detaje nga komisioni juridik por ajo që neve theksuam me kongresmenin Jim Jordan është që puna që ai po bën me çështjen McGonigal nuk shtrohet vetëm në problemet e korrupsionit që zoti McGonigal kishte për në ShBA, por edhe keqpërdorimi i fondeve të FBI-së, gjithashtu edhe  kryeministri shqiptar përmendej më tepër se 14 herë në këtë çështje, Ndërkohë ne nuk po i thonim asnjë gjë që kongresmeni  nuk e dinte.

Ajo që i pëlqeu më shumë ishte fakti që neve, një grup të rinjsh, po e ndiqnim me kaq endje punën që ai është duke bërë sepse për shtetin tonë të vogël ka një rëndësi shumë të madhe përsa i përket aferave korruptive te regjimit të Edi Ramës . FBI-ja ka një problematikë të madhe këtu përsa i përket të saj. A do ketë më besim qytetari amerikan në FBI në qoftëse zbulohet totalisht lidhja dhe sa të thella kanë qënë gjërat me çështjen McGonigal. Kjo është një humbje e madhe besimi që më pas propanon në shtetin amerikan dhe në qeverisjen amerikane  ku humbet i gjithë besimi i një organizate siç është FBI.

Mendoj që afera McGonigal është aq e thellë në lidhje me qeverinë në nivelet më të larta  sa nuk i konvenon asnjërit që ky investigim të dalë 100% në dukje. Prandaj mendoj që qeveria e ka kthyer këtë çështje me hapa breshke.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco