Bardhi: Opozita parlamentare propozoi ekipin e ri! Qytetarët duan zgjedhje të lira dhe të ndershme

17:00, 20/09/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me funksionimin e kuvendit, ku një prej tyre ishte edhe Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Në daljen e tij para mediave, Bardhi theksoi se propozimet e paraqitura nga opozita parlamentare në lidhje me Reformën Zgjedhore, nuk u morën parasysh nga mazhoranca socialiste, e cila vendosi të vijojë me objektin e saj të para një viti e gjysëm.

Gjithashtu Bardhi njoftoi se opozita paralametare ka ndryshuar ekipin përfaqësues në Komisionin e Reformës Zgjedhore, gjë të cilën do e kërkoi ditën e nesërme edhe në Kuvend.

Bardhi: Sot që flasim në përbërje të Komisionit të Reformës Zgjedhore ka deputetë që kanë 1 vit që kanë dorëzuar mandatet dhe janë anëtarë të komisionit. Pra përbërja nuk përputhet me realitetin e gjendjes së sotme në Kuvend. Megjithatë nuk pati një shprehje qëndrimi përsa i përket kësaj pike. Bënin sikur nuk e kuptonin se çfarë kërkonte opozita. Në parim kryetari i Grupit Parlametar të PS pranoi që është opozita që cakton ekipin e përfaqësuesve të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe ata nuk ndërhynë në këtë pikë. Ne e kemi propozuar ekipin dhe nesër që në mëngjes i drejtohemi me një kërkesë Kryetares së Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të përfshirë në rend dite një projekt-vendim sa i përket përbërjes së re të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ne e kemi vendosur të ndryshojmë përbërjen edhe si mesazh se nuk e pranojmë dot që për një vit e gjysëm një nga çështjet më të rëndësishme për qytetarët siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të lihen nga Kuvendi pa trajtuar./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco