Bardhi: Suksese, Emri Vatës, në emër të Grupit Parlamentar të PD!

Bardhi: Suksese, Emri Vatës, në emër të Grupit Parlamentar të PD!

14:24, 19/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Gazmend Bardhi i ka uruar suksese në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, kandidatit të opozitës për bashkinë e Kukësit, z. Emri Vata, në garën e tij për kreun e bashkisë.

Bardhi prezantoi para medias sot disa nga vendimet që u morën në mbledhjen e deputetëve të bashkuar të PD-së në Kukës, duke e filluar me këtë urim së pari.

Bardhi: Së pari dua që në emër të Grupit Parlamentar të PD-së t’i uroj suksese kandidatit të opozitës për bashkinë e Kukësit. Mesazhi që ne donim të përcillnim me mbledhjen e mbajtur sot në Kukës lidhet ekzaktësisht me faktin që kjo është një javë e rëndësishme për qytetarët e Kukësit. Ata duhet të zgjedhin që të bëjnë realisht ndryshimin në bashkinë e Kukësit duke i dhënë fund modelit që gjithë qytetarët e Kukësit dhe Shqipërisë dhe panë që ofronte Partia Socialiste për bashkinë e Kukësit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco