SYRI TV/ Berisha takim me biznesin në Kukës, krah kandidatit Emri Vata: Rruga e Kombit e nxori veten 4 herë

14:07, 19/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi këtë të martë një takim me përfaqësues të biznesit në qytetin e Kukësit së bashku me kandidatin e opozitës Emri Vata. Berisha denoncoi se si Kukësi është sot qarku më i varfër për shkak të politikave të krimit, ndërsa premtoi një qeverisje të djathtë të taksave të ulëta. Ndalur tek Rruga e Kombit, kryedemokrati u shpreh se kjo rrugë e ka nxjerrë veten 4 herë e qytetarëve vijon t’u vilet taksë, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Emri Vata, theksoi se me PD-në në pushtet, kjo taksë do të hiqet.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Emri Vata kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve, ku janë ndalur tek problematikat që has kjo zonë e kryesisht sektori i biznesit.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek politika e Partisë Demokratike për taksa të ulëta, ndërtsa komentoi edhe taksën e Rrugës së Kombit që penalizon banorët e kësaj zone.

Në të njëjtën linjë, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për këtë bashki, Emri Vata, u shpreh se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet.

Lideri i opozitës deklaroi se ligji që nxiste bizneset drejt turizmit malor u zëvendësua me ligjin e investitorëve strategjikë, duke u ndalur te rasti i Pëllumb Gjokës, biznesmenit të akuzuar për vrasje. 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha  u bëri thirrje bizneseve dhe qytetarëve të votojnë kandidatin e koaliconit “Bashkë fitojmë”, Emri Vata, duke dhënë nga Kukësi, mesazhin e ndryshimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco