Berisha: Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD-së

Berisha: Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD-së

14:10, 19/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD në Kukës, se kandidati i opozitës, Emri Vata ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PD.

“U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës.

Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD, besim se ai votën do e kthejë në shërbime transparente dhe përkushtim për qytetarët e Kukësit.

Është rasti t’u bëj thirrje të gjithë kuksianëve, kudo që ndodhen, por që kanë qendrën e votimit në Kukës, të vijnë ditën e diel dhe me votën e tyre të firmosin fillimin apo agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë.

Në mbledhje u diskutua gjerësisht mbi axhendën parlamentare, u morën vendime të cilat zoti Bardhi do ua komunikojë.

Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco