Salianji: Basha është kundër listave të hapura, na e ka thënë disa herë

Salianji: Basha është kundër listave të hapura, na e ka thënë disa herë

13:47, 19/09/2023
A+ Aa A-

"Kushdo që voton pro Qeverisë dhe bashkohet me të në kundërshtim me vullnetin e shumicës së Grupit Parlamentar të PD-së duhet të përjashtohet nga Grupi." 

Grupi parlament i PD-së po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura në Kukës, këtë radhë i bashkuar dhe në mënyrë të veçantë, në mbështetje të kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në Kukës, z. Emri Vata.

Burime nga brenda takimit bënë të ditur se deputeti Ervin Salianji ka qënë shumë i ashpër dhe i prerë në diskutimin e tij lidhur me qëndrimet që i bashkojnë dhe i dallojnë nga mbështetësit e Bashës. Ai tha ndër të tjera:

“Të kemi qendrim të qartë për Reformën Zgjedhore. Ka vite që jam shprehur për lista te hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me prim! 

Kushdo që voton pro Qeverisë dhe bashkohet me të në kundërshtim me vullnetin e shumicës së Grupit Parlamentar të PD-së duhet të përjashtohet nga Grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë!

Basha ka bërë debat me ne dhe ka qëndrime publike kundër listave të hapura; sot gjasme i kërkon për t’i shërbyer Ramës me primin zgjedhor,” nënvizoi ai. 
 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco