Nesho: Rama rrezik për demokracinë! Rasti 'Beleri', propagandë dhe patriotizëm fals

16:58, 18/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, zv. kryetari i PL-së Agim Nesho ka folur për çështjen ‘Beleri’, rolin e Greqisë dhe 'patriotizmin' e Ramës.

Nesho theksoi se qeveria shqiptare po vepron në një rrafsh propagandistik dhe patriotizëm fals, sepse ne kemi për kryeministër një Edi Ramë i cili nuk e ka çarë kokën fare kur ka bërë marrëveshjet më të këqija dhe më antishqiptare me Vuçiçin dhe me politkën serbo-ruse për të shkuar deri në sakrifikimin e Kosovës.

Sipas Neshos, ‘Rama kërkon të negociojë por në kushtet ku ky të dali një patriot për të gënjyer shqiptarët që shikoni unë e bëra betejen time, por shiko sa të zotë dhe sa përkrahje kanë ata në BE, ata mund të bëjnë çdo gjë dhe prandaj unë për të mirën e popullit shqiptar po tërhiqem dhe do të vazhdoi me ato politika që Ramës i sigurojnë një pushtet të pakufizuar’.

Nesho: Ajo që po bën sot qeveria, po e bën në një rrafsh propagandistik edhe një rast patriotik prandaj them që është një patriotizëm fals. Sepse ne kemi parë një Rama që nuk e ka çarë kokën fare kur ka bërë marrëveshjet më të këqija dhe më antishqiptare me Vuçiçin dhe me politkën serbo-ruse për të shkuar deri në sakrifikimin e Kosovës të fituar si republika e dytë shqiptare në Europë.

Ajo që është më kryesorja është se Rama e ka kuptuar ndoshta edhe me vonesë, që marrëveshjet që ka bërë me Greqinë sidomos marrëveshja për detin dhe ndarjen e detit dhe shellfit kontinental është bërë ‘in-persono’, pa respektuar as vendimet e Gjykatës Kushtetuese as procedimet e shtetit ligjor shqiptar por me autorizimin e vetës së tij.

Rama përbën një rrezik për demokracinë dhe duke e kuptuar këtë gjë unë mendoj se ai ka filluar që të ridimensionojë këto marrëveshje dhe duke kapur rastin ‘Beleri’, i cili nga ana tjetër përfaqëson edhe një zonë të nxehtë ku investimet e turizmit janë një problematikë e shtuar e një qeverie që ka një koncept që duhet të jetë pronarja dhe rentierja e të gjithë bregdetit shqiptar.

Rama kërkon të negociojë por në kushtet ku ky të dali një patriot për të gënjyer shqiptarët që shikoni unë e bëra betejen time, por shiko sa të zotë dhe sa përkrahje kanë ata në BE, ata mund të bëjnë çdo gjë dhe prandaj unë për të mirën e popullit shqiptar po tërhiqem dhe do të vazhdoi me ato politika që Ramës i sigurojnë një pushtet të pakufizuar. Kjo është një diplomaci qorre e Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco