Zëdhënësja e Lulit i quan deputetët e Partisë Demokratike 'kafshë': Ne nuk bëjmë mbledhje në ferma

Zëdhënësja e Lulit i quan deputetët e Partisë Demokratike 'kafshë': Ne nuk bëjmë mbledhje në ferma

16:15, 18/09/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësja e e pesë deputetëve të Bashë ofendon shumicën e deputetëve të opozitës.

Oriola Pampuri konfirmoi sot heqjen e aksesit të Gazment Bardhit për të shkruar në grupin e Whatsapp ku ishin të pranishëm të gjithë deputetët e opzitës. 

Në një intervistë për News 24, ajo tha se deputetët nuk mund të postojnë te grupi zyrtar i Whatsapp njoftime për takime nëpër ferma. 

Pra, zëdhënësja e Lulit i quan ‘kafshë’ deputetët e opozistës, të cilën kanë vendosur të mblidhen në Kukës, në mënyrë simbolike, duke qënë se në bashkinë e Kukësit ka edhe zgjedhje me 24 shtator.

Pampuri këtë mbledhje e ka quajtur mbledhje në fermë.

Ajo që sot përfaqëson vetëm veten e saj dhe Bashën, ofendon tëgj gjithë deputetët e opozitës.

“Nga grupet e ëhatsapp janë fshirë mesazhet e Bardhit dhe më pas janë hequr persona të tjerë. është normale kjo?

PD ka rregulla dhe norma. Në grupet e ëhatsapp nuk mund të vijnë ftesa për në fermë, nuk mund të vijnë ftesa për takime që nuk janë pjesë zyrtare e PD. Administratori që administron grupin e ëhatsapp ka fshirë ftesën. As unë nuk kam pasur tagër të shkruaj në atë grup. Bardhi është deputet por nuk mund të bëjë lëvizje të tilla brenda partisë. Bardhi ka qenë administrator i grupit deri kur ishte sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i grupit. Tani i është hequr e drejta për shkruar diçka, pasi nuk është më në këtë detyrë. 

ndikim më të vogël nga qeveria.”- ka thënë ajo në intervistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco