SYRI TV/ Ligjet miratojë prjektligjin për lojërat e fatit, opozita kundër rikthimit

15:51, 18/09/2023
A+ Aa A-

Me 12 vota pro, Komisioni I ligjeve miratoi  projekligjin që rikthen lojërat e fatit,  5 vjet pasi qeveria I mbylli ato. Opozita kundërshtoi rikthimin e basteve online, duke e cilësuar një ligj klientelist që shton dramën e familjeve shqiptare. Edhe deputetët socialistët kundërshtuan projekligjin por nuk guxuan më tej, të japin votën kundër miratimit. 

Komisioni I Ligjeve, miratoi projekligjin për rikthimin e lojërave të fatit, me gjithë kundështinë e opozitës, që e cilësoi  një ligj klientelist, që synon të rikthjë monopolin e basteve sportive, 5 vjet pasi  qeveria I mbylli. Deputetët e Partisë Demokratike Dhurat Çupi e Asllan Dogjani  si dhe deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ngritën shqetësimin për  pastrimin e parave përmes lojërave të fatit dhe ndikimit social që do kenë në familjet shqiptare, tashmë që do aksesohet me vetëm një klik online. 

Kundërshtime për kthimin e basteve sportive, që Kryeministri Rama I mbylli me shumë propogandë, pati dhe nga vetë partia e tij. Deputetët socialistë Fatmir Xhafaj dhe Petro Koçi,patën rezerva për projekligjin.

Por megjithëse ishin kundër, deputetët e PS, u rreshtuan në votim me koleget e tyre, votuan pro rikthimit të marrëzisë, siç e cilësonte dikur, vetë Kryeministri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco