‘Censusi 2023’/ Drejtoresha e INSTAT: Janë realizuar 800 pyetësorë, do ketë penalitete për këdo që refuzon të përgjigjet

‘Censusi 2023’/ Drejtoresha e INSTAT: Janë realizuar 800 pyetësorë, do ketë penalitete për këdo që refuzon të përgjigjet

15:32, 18/09/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme (18 shtator) ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

 Në një prononcim për mediat, drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli, bëri me dije se janë realizuar 800 pyetësorët e parë, ndërsa ka theksuar se “ka penalitete konform ligjit për këdo që refuzon të përgjigjet”.

Ajo  i bëri thirrje çdo qytetari në vend ti kushtojë disa minuta procesit të regjistrimit, duke bashkëpunuar me anketuesit në tere.

“Deri tani, referuar sistemit të monitorimit si dhe nga përfaqësues të INSTAT-it në terren procesi po shkon mirë. Janë regjistruar në aplikacion pjesa më e madhe e anketuesve. Janë në proces intervistimi rreth 1500 intervista, prej të cilave janë përfunduar rreth 800 pyetësor”, deklaroi ajo.

Më tej, drejtoresha e INSTAT, shtoi se ky aktivitet do të zgjasë 6 javë, ndërsa anketuesit do jenë në terren edhe pasdite, me qëllim që të takohen edhe me ata qytetarë që paradite kanë qenë në punë.

“Procesi po shkon sipas pritshmërive. Intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar kontaktimin me qytetarët, të cilët gjatë paradites kanë qenë të angazhuar me punë. Theksojmë se ky aktivitet do të zgjasë 6 javë. INSTAT në mënyrë të vazhdueshme do të japë informacion mbi ecurinë e këtij aktiviteti”, tha drejtoresha e INSTAT.

Ajo shpjegoi se për këdo që refuzon ti përgjigjet pyetësorit ligji parashikon penalitete.

“Aktiviteti i Censit mbështetet mbi një bazë ligjore dhe është e detyrueshme përgjigja e pyetësorit. Patjetër ka penalitete konform ligjit për këdo që refuzon”, bëri të ditur Dhuli.

Ajo tha se ka 3 pyetje opsionale dhe ato lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco