Nga pensionet e ulëta të bujqve, te problemet në Kadastër, zbardhen diskutimet e deputetëve të PS në mbledhjen e grupit

Nga pensionet e ulëta të bujqve, te problemet në Kadastër, zbardhen diskutimet e deputetëve të PS në mbledhjen e grupit

13:40, 18/09/2023
A+ Aa A-

Socialistët mblodhën sot grupin parlamentar të PS-së, ku u diskutuan disa çështje. Gazetarët kanë dhënë detaje nga diskutimi mes deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë ngritur shqetësimin lidhur me pensionet e bujqve, pasi vlerësohen të vogla.

Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se disa prej deputetëve kanë ngritur çështjen e kthimit me vonesë të përgjigjeve nga Kadastra për qytetarët. Ligjvënësit kanë kërkuar reflektim për këtë situatë dhe përmirësimin e shërbimit.

Socialistët nuk kanë diskutuar në mbledhje mbi letrën zyrtare që Gazment Bardhi i ka dërguar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Në letrën e tij, Bardhi vinte në dijeni edhe kreun e grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten votat e mazhorancës dhe opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco