SYRI TV/ Emri Vata, takime në zonat rurale: Do të sjellim ujin e pijshëm

13:17, 18/09/2023
A+ Aa A-

Pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kukës, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata takoi banorët e disa fshatrave. Gjatë takimeve Vata ka premtuar angazhim maksimal për investime në infrastrukturë dhe shërbime

SYRI TV

Në takimin elektoral me banorët e Tërthores, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata tha se sigurimi i ujit të pijshëm për fshatrat e kësaj njësie do të zgjidhet brenda mandatit.

Kandidati Vata premtoi përmirësimin e infrastrukturës në fshatrat e Tërthores dhe ndërtimin e mbikalimeve përgjatë Rrugës së Kombit.

Vendosja e transportit publik në Bicaj dhe frenimi i largimit të të rinjve ishte fokusi i takimit të kandidatit Emri Vata me banorët e Bicajt.

Nga Bicaj, kandidati Vata ftoi qytetarët që të vlerësojnë votën e tyre në zgjedhjet e 24 shtatori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco