Astiri një javë pa ujë/ Berisha: 'Lal Rrenci' premtoi 24 orë ujë

Astiri një javë pa ujë/ Berisha: 'Lal Rrenci' premtoi 24 orë ujë

22:26, 16/09/2023
A+ Aa A-

Kreu demokrat Sali Berisha ka reaguar ne rrjetin social 'Facebook' mbi një tjetër nga gënjeshtrat e Erion Veliajt.

Bëhet fjalë për një nga zonat më të popullura të Tiranës, Astirin, i cili prej rreth një jave nuk furnizohet me ujë të pijshëm.

Teksa pasqyron mesazhin e mbërritur në adresën e tij, Berisha, kujton se si Veliaj në fushatë premtoi 24 orë ujë.

Postimi i plotë:

Një javë pa ujë në Astir! Ky është furnizimi me ujë i Tiranës. Korrupsion, indiferencë e plot nga bashkia.
“Lal Rrenci” kishte premtuar 24 orë ujë.


[📩] Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Zoti Berisha pershendetje, prej nje jave, zona e Astirit ka probleme me ujin e pijshem. Pas kontakteve me UKT, perdite kane nje justifikim per arsyet se pse jemi pa uje. Megjithese kur rriti cmimin premtoi uje te pijshem 24 ore sot ja ku jemi. Nuk ka asnje reagim vetem justifikime.
Kam nje jave tu fol tel me ato te UKT


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco