Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

‘Rama po bën një betejë të paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin Belerit! Duhet të përballemi me regjimin e tij’

‘Rama po bën një betejë të paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin Belerit! Duhet të përballemi me regjimin e tij’

13:12, 16/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë se duhet mobilizuar baza për t’u përballur me regjimin e Edi Rramës.

Libri i zi i farsës elektorale duhet t’i shërbejë çdo opozitari, çdo qytetari për të njohur të vërtetën mbi procesin themelor të një vendi që janë zgjedhjet.

Dhe ajo ju garantoj se nuk është e plotë, se ajo nuk trajton proceset e nëndheshme të një shteti mafioz, por vetëm ato të dokumentuara me dokumente zyrtare, janë fotografuar, janë regjistruar nga qytetarët, aktivistët e opozitës.

Është detyra juaj, detyra e të gjithë të zgjedhurve vendorë, atyre që kandiduan, që të angazhohen në një përpjekje të madhe me 600 mijë idealistë opozitarë, të cilët pavarësisht nga pabarazia ekstreme, pavarësisht nga kërcënimet kriminale të një krim-ministri, që zotohej dhe betohej se po votove për kandidatin tjetër, nuk do marrësh një qindarkë, pavarësisht me transformimin e administratës dhe trupës së shërbimit civil në një polici politike elektorale, ata nuk u dorëzuan dhe qëndruan të pamposhtur dhe votuan kundër qeverisë, votuan për opozitën.

Është në detyrën tonë, sot që kemi gjithçka të qartë në dritën e diellit, të motivojë këtë armatë idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Ky është armik i votës, ky nuk e lejon votën.

Ky ka krijuar modele të blerjes publike të votës, po e lëmë të fshehtën. Të bazuar në bandat, vrasësit, kriminelët, me të cilët ai grabit në tërësi mandatet që përcakton.

Shikoni se çfarë ndodh në rastin Beleri. Një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin. E burgos në mesnatë tek po darkonte, mashtron e thotë se e kapën në flagrantë duke shpërndarë para, në një kohë kur ai nuk kishte as 50 lekë në xhep.

Nuk e lejon të bëjë betimin, në një kohë kur ligjet e vendit nuk e pengojnë, sepse në një vend që pretendon të respektojë normat më elementare ligjore, ai që nuk është i dënuar, është i pafajshëm. Ky precedent ka funksionuar në raste të tjera, por nuk funksionon për mandatin e Himarës, sepse ai aty ka parashikuar parajsën e tij.

Pra, një sherr i madh në të katër anët për një mandat. E solla këtu si shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për mandatin që fikson tamam.

Nëse Beleri paska blerë vota, atëherë çoje të betohet siç është betuar herët e tjera dhe të dënohet mbrapa. Por duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco