Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lubonja: Basha ka humbur kredibilitetin, vulën ia dha Rama. Rritja e pagave të GJK do të ndikojë për keq

Lubonja: Basha ka humbur kredibilitetin, vulën ia dha Rama. Rritja e pagave të GJK do të ndikojë për keq

17:51, 15/09/2023
A+ Aa A-

 

Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka komentuar mbi situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit.

Lubonja u shpreh se opozita në vend ka devijuar energjitë e saj me grindjet mes tyre, në vend që t’i kundërvihet qeverisë.

Ai shtoi se grupimi i deputetëve demokratë me në krye Lulzim Bashën kanë humbur kredibilitetin pasi sipas tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së.

Sa i përket propozimit për rritjen e pagave të gjyqtarëve, ai u shpreh se ajo do të ndikojë për keq në

“Ndërkohë që kemi nevojë për një opozitë të bashkuar ndaj Edi Ramës që ka përditë skandale, merremi më shumë me grindjet brenda opozitës. Kjo i merr energjitë opozitare dhe e devijon tjetërkund.

Basha dhe deputetët e tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së dhe për mua kanë humbur kredibilitetin. Situatën e demokratëve e shoh me pesimizëm. Njerëzit i shoh të nënshtruar dhe të tërhequr për t’u ngritur në protesta.

Duhet të ndodhë diçka shumë e rëndë për të pasur protesta të vërteta.  Shqiptarët janë të mpirë në këtë moment. Opozita nuk është shumë e besueshme dhe e përçarë.

Situata sa i përket demokracisë është e rëndë dhe në rrezik. Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë për keq në drejtësi. Këtë regjim e mban në fuqi korruptimi i njerëzve dhe blerja e elitës. Nëse ka një punë që Rama mund ta bëjë me paturpësi është korruptimi i njerëzve intelektualë.

Rritja e pagave nuk do i motivojë që të punojnë më mirë. Ka korrupsion me para, por më i rëndësishmi është shitja te një pushtet. Qëndrimi i Bashës për të votuar këtë rritje është shenjë e kompromisit me Ramën”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco